..::Radio-Vertoku::..
  Poezia ISLAME
 

Para Gurit të Zi


 

U afrova kah guri
Por mëkati më largoi
A thua o Zot
S’do ma pranosh lutjen!
Ula ballin në sexhde
E sytë u mbushën me pluhur
Por loti i pastroi
Kur doli pa më pyetur
A thua o Zot
Ma pranove lutjen! 
 


 


Zgjohu rini




Syri gjak po më pikon
Zemra ime është pikëlluar
Rini, ndalu! - ku po shkon
Zotin pse e ke harruar?!

A s'u ngope me shfrenime
Jetë të quar pa kuptim
Kohë e humbur janë këto çaste
Fundin e ke veç dëshpërim.

Kthehu ti nga ardhmëria
Zgjohu, zgjohu oj rini
Lëri veset e këqija
Se kjo rrugë nuk është për ty.

Ti je e ardhmja e këtij ymmeti
Ti je shpresa që na mban
Ti je drita e këtij vendi
Sytë në ju, të gjithë i kanë.

Ardhmëria është Islami
Zoti siç na ka mësuar
Rruga e dritës është Kur'ani
Pejgamberi ka këshilluar.

 

 



Mëshira e njerëzimit


 

Lavdia të qoftë përherë o i Madhi Zot
Për krijesën më të përsosur në gjithësi,
Për Muhammedin (a.s.) që lindi sot
Shembulli më i shkëlqyer për njerëzi.

Lavdia të qoftë gjithmon o i Madhi Zot
Për këtë ditë - lindje vërtet të bekuar,
Nga mallëngjimi kemi gaz edhe lot
Në këtë ditë të bardhë, vërtet të madhëruar.

Ai na mësoi Fenë Islame e Kur’anin
Që janë Drita dhe Fjala e Jote,
Na urdhëroi të duam Atdheun-Vatanin
Djepin e qëndisur të kësaj bote.

Ai ia mbylli të gjitha dyert errësisë
E varrosi çdo besim të rremë, të kotë,
Pishtar i pashuar i mbarë njerëzisë
Me besimin e pastër, në një Zot.

Ai mposhti urrejtjën-ndezi dashurinë
Urdhëroi vetëm mbarë për të vepruar,
Kudo që t’a gjejmë t’a marrim diturinë
Se vetëm ajo ka për t’na lartësuar.

Të lutem bekoi o i Madhi Zot
Muhammedin dhe Familjen e Tij,
Shokët, shehidët, për jetë e mot
Dhe të gjithë besimtarët e rinj.

Për ty o Muhammed i Lavdëruar
Salavate e selame të dërgojmë gjithë jetën,
Se rrugën e shpëtimit na ke ndriçuar
Me besnikëri na përcjelle të Vërtetën.
 

 

 
  1 visitors (2 hits) Desig By:_-*-_Dj_Lotushiii_-*-_  
 
Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?
Gratis anmelden